Telegrafi

Pasimet në Evropian, do të befasoheni me vendin që mban Shqipëria (Foto)

Shqipëria ka bërë një ndeshje të mirë kundër Zvicrës në xhiron e parë të Grupit A.

Edhe pse kuqezinjtë u mposhtën 1-0, lanë shije të mirë te të gjithë njohësit e futbollit.

Statistikat e fundit për xhiron e parë e kanë nxjerrë Shqipërinë si të pestën për kompletimin e pasimeve.

Kombëtarja me më shumë pasime të kompletuara është Zvicra me 92 %.

Pas saj me përqindje të njëjtë janë edhe Gjermania dhe Portugalia. Spanja ka kompletuat 91% të pasimeve.

Kombëtarja kuqezi në ndeshjen e fundit kishte kompletuar 88% të pasimeve. Shqiponjat kishin 365 pasime të sakta. /Telegrafi/