Telegrafi

Pasi vallëzoi me këngën e tij, Shpati me porosi për Ritën: Të këndofsha në dasmë

Shpat Kasapi nuk ka mundur të mos ndihet i lumtur me faktin se një prej yjeve të mëdha botërore vallëzoi me këngën e tij.

Ishte Rita Ora që rrëmbeu protagonisëm ditën e kaluar.

Ajo u shfaq në InstaStory të nënës së saj, Verës, duke vallëzuar me këngën e Shpat Kasapit.

Kjo video bëri xhiron e të gjitha mediave, që e shfaq Ritën duke vallëzuar në formë të përkryer.

Vet Shpat Kasapi nuk ka fshehur kënaqësinë, duke kërkuar që të performojë në dasmën e saj.

“Të këndofsha në dasëm Rita Ora”, ka shkruar Shpati.

Aktualisht këngëtari është single dhe kohë pas kohe publikon këngë që pëlqehen nga publiku. /Telegrafi/