Telegrafi

Pasi ua bombarduan depon e municionit, rusët ikin drejt një objekti pjesërisht të shkatërruar për t’u strehuar – edhe atje goditen nga ukrainasit

Në Bakhmut të Ukrainës janë duke vazhduar luftimet e ashpra mes ukrainasve dhe rusëve, që po konsiderohet si beteja më e përgjakshme e kësaj lufte.

E një video e filmuar nga ajri shfaq momentin kur ushtarëve rusë u hidhet në erë nga artileria ukrainase një objekt që shfrytëzonin për ruajtjen e municionit, dhe kështu vendosin të ikin dhe të strehohen në një objekt të shkatërruar pjesërisht, transmeton Telegrafi.

Duke menduar se atje nuk do t’i shohin dhe do të jenë të sigurtë, ndodhi krejt e kundërta – ata u goditën sërish nga artileria me një precizitet të paparë.

Droni ka kapur momentin kur ushtarët që ecnin në drejtim të objektit – goditen sapo futën brenda objektit gjysmë të rrënuar.

Kujtojmë se me marrjen e armëve të rënda nga vendet e perëndimit, ushtria ukrainase është bërë pothuajse e “pamposhtur”, për faktin se çdo ditë po i shkakton humbje të mëdha rusëve si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

E sapo të arrijnë në Ukrainë edhe sistemet raketore amerikane Patriot, Kievi do të jetë në gjendje të mbrojë infrastrukturën energjetike që shpesh është cak i sulmeve ruse. /Telegrafi/