Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, të dielën mbrëma ka udhëtuar me aeroplan privat drejt Kroacisë. Ai ka arritur në Dubrovnik në shoqërinë e të dashurës së tij, Georgina Rodriguez.
Mediat kroate raportojnë se superylli i Juventusit është duke pushuar në vendet më luksoze dhe më të shtrenjta të qytetit turistik.
https://www.youtube.com/watch?v=89ifZsG3tz4
Në fakt, ai qëndron në njërën prej vilave që iu dedikohen yjeve të huaja, ndërsa një natë kushton afro 7.000 euro.
Fotografët kanë arritur ta fotografojnë çiftin e popullarizuar edhe duke darkuar, si edhe e kanë ndjekur vazhdimisht.
PHOTO – #Ronaldo living the high-life in #Dubrovnikhttps://t.co/6H0YTfzKtf #croatia #CR7 @Cristiano @TheRonaldoTeam pic.twitter.com/tFDSUb1dTK
— The Dubrovnik Times (@DubrovnikTimes) April 22, 2019
Edhe pse ishin mbledhur shumë fëmijë dhe fansa të tjerë jashtë një restoranti për ta takuar idhullin e tyre, ai nuk është ndalur për t’i përshëndetur. /Telegrafi/