Këngëtaret e njohura, Filloreta Raçi dhe Eneda Tarifa, janë ndër këngëtaret më të popullarizuara në industrinë muzikore.
Që të dyja pëlqehen për këngët e tyre, ndërsa njihen edhe për interpretimet ‘live’ në mbrëmje muzikore.
Por, në festivalin e ‘Këngës Magjike 2019’ u shpall fituese Eneda Tarifa, ndërsa në rrjet qarkulluan lajme se dyshja prishën raportet për këtë arsye.
Kjo, pasi mijëra fansa kishin shprehur dëshirën që Fifi të jetë në vendin e parë, ndërsa rezultoi që ajo të jetë në vendin e dytë.
Sidoqoftë kësaj, në një postim në rrjetin social Instagram, Fifi ka sqaruar njëherë e mirë raportin me këngëtaren.
“Për të gjithë ata që na duan dhe nuk na duan. Ne kemi qenë dhe jemi mike”, ka shkruar ajo në mbishkrim.
Raçi dhe Tarifa në imazh shiheshin mjaft me stil, ndërsa bënin të ditur se miqësia mes tyre nuk ka mbaruar. /Telegrafi/