Site icon Telegrafi

Pasi përdoruesit e internetit shqetësohen për mirëqenien e ariut polar, kopshti zoologjik sqaron arsyen pse ai është i shtrirë në akull

Fotoja e një ariu polar të shtrirë në bark duke e mbështetur kokën në akull është bërë virale në rrjete sociale, duke shkaktuar shqetësime për mirëqenien e kafshës.

Bëhet e ditur se fotoja e realizuar në kopshtin zoologjik Sant Louis të SHBA-së ka shkaktuar shqetësime të mëdha pas publikimit të saj në X se kopshti nuk po siguron kushte të përshtatshme jetese për ariun, përcjell Telegrafi.

“Njerëzit janë të shqetësuar për kushtet e jetesës në kopshtin zoologjik Saint Louis pasi kjo foto e një ariu polar të shtrirë në akull filloi të bëhet virale. Një vizitor i kopshtit e bëri këtë foto dje dhe filloi të ngrejë shqetësime”,  shkruhet në mbishkrimin e postimit.

 

Pasi fotografia filloi të qarkullonte me të madhe, kopshti iu drejtua drejtpërdrejt përdoruesve të internetit për t’i siguruar se aty shfaqet sjellja normale e një ariu polar.

“Fotografia tregon një ari të shëndetshëm që pushon në një shtrat akulli në pozën e tij të preferuar të gjumit”, tha Sant Louis. /Telegrafi/

Exit mobile version