Presidenti amerikan, Joe Biden ka kritikuar hetimet që zbuluan se ai kishte keqpërdorur dosjet top sekrete dhe tha se kishte vështirësi për të kujtuar ngjarjet kryesore të jetës.
Në një konferencë të papritur, ai këmbënguli se “kam kujtesë shumë të mirë”, raporton bbc.
Ai kritikoi një pretendim që nuk e mbante mend kur i vdiq djali, duke thënë se “si dreqin guxon ta ngrehni këtë çështje?”
“Nuk kam nevojë që dikush të më kujtojë kur ai [Beau Biden] ndërroi jetë”, pohoi udhëheqësi amerikan.
Së fundi, Biden kishte ngatërruar presidentët francez si dhe kancelarët gjermanë.
Ndërkohë, hetimi zbuloi se Biden “mbajti dhe zbuloi me dashje” dosje të klasifikuara, por vendosi të mos e akuzonin.
Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Robert Hur, përcaktoi se 81-vjeçari kishte mbajtur në mënyrë të pahijshme dokumente të klasifikuara në lidhje me politikën ushtarake dhe të jashtme në Afganistan pasi shërbeu si zëvendëspresident.
Zbulimi erdhi pas një hetimi të veçantë që akuzoi ish-presidentin Donald Trump, 77 vjeç, për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara. /Telegrafi/