Kylie Jenner është rikthyer edhe një herë në modelin e saj natyral bob.
Pas një vere me ndryshime të shumta flokësh, Kylie zyrtarisht largoi parukën, duke postuar një seri fotosh që shfaqin një prerje ndryshe, të flokëve të saj natyralë.
Sipërmarrësja ndau me ndjekësit pamjen e saj të re ndërsa rrinte në shtëpi në dhomën e saj të kinemasë luksoze.
Jenner flokët e saj në ngjyrë karameli i kapi në një bisht të çrregullt për të kompletuar pamjen e rehatshme dhe komode.
Edhe pse e pëlqejmë dukjen natyrale të Jenner, nuk mund të mos e presim me pa durim transformimin e saj të ardhshëm ekstravagant të flokëve. /Telegrafi/