Këngëtarja e njohur, Greta Koçi po rikthehet me një projekt të ri muzikor.
Kështu ka bërë të ditur vet ajo gjatë një pyetësori të zhvilluar me fansat e saj në InstaStory.
Këngëtarja e njohur nga Shqipëria e cila nuk është shumë aktive sa iu përket koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, ka zbuluar se është drejt finalizimit të një projekti të ri.
“Kënga e re në audio ka përfunduar, së shpejti do të xhirohet videoklipi dhe do të publikohet”, ka thënë këngëtarja në përgjigjen e saj.
Kujtojmë që kënga e saj e fundit është “S’po m’le nana” të cilën e lansoi në dhjetor të vitit që lamë pas.
Ndërkohë, këngëtarja javë më parë e konfirmoi se është martuar dhe prej kohësh është zhvendosur në Austri për të qenë afër partnerit të saj. /Telegrafi/