Telegrafi

Pasi luajti në derbin ndaj Unitedit, Granit Xhaka e ndoqi derbin madrilen (Foto)

Si shumë fansa të futbollit, edhe Granit Xhaka e ka përcjellë derbin ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit.

Mesfushori shqiptar e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale duke treguar në televizor ndeshjen ndërmjet dy rivalëve lokalë të kryeqytetit spanjoll.

Los Blancos e fituan bindshëm, me rezultat 3-0 këtë sfidë, ndërsa hero i takimit ishte Cristiano Ronaldo, i cili i shënoi të gjithë golat.

Theksojmë se një derbi të shtunën e zhvilloi edhe Xhaka, i cili me Arsenalin e tij luajti baras (1-1) kundër Manchester Unitedit. /Telegrafi/