Kundërzbulimi i ushtrisë ukrainase ka njoftuar në Facebook, se zyrtari i lartë separatist Eduard Basurin është marrë nga anëtarët e Administratës Federale të Rusisë – duke e dërguar në drejtim të panjohur.
Sipas inteligjencës ukrainase, Basurin ka qenë komandanti që zhvilloi planet që ushtria ruse të përdorë armë kimike në Mariupol, transmeton Telegrafi.
Është thjesht vazhdim i presionit mbi komandantët e ushtrisë ruse – të cilët sipas Kremlinit nuk kanë arsyetuar besimin e madh që e kanë pasur nga Rusia, dhe se nuk kanë arritur të zhvillojnë planin për marrjen nën kontroll të Ukrainës.
Sipas kundërzbulimit ukrainas, dy komandantët rusë u arrestuan nga zyrtarët e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) dhe janë dërguar në drejtim të panjohur. Për fatin e ish-komandantit nuk dihet.
Ky nuk është rasti i vetëm i “zgjidhjes së çështjes” së komandantëve, që për arsye të ndryshme janë gjendur në “listën e zezë” që përpilohet nga agjencitë ruse të inteligjencës.
Eduard Basurin ka qenë zëvendëskomandant i korpusit të Mbrojtjes në Dontesk – rajon ky i kontrolluar nga forcat separatiste pro-ruse në Ukrainë. /Telegrafi/