Tre ushtarë të paarmatosur ukrainas që ishin zënë rob lufte, pretendohet të jenë ekzekutuar në mënyrë më mizore të mundshme nga trupat e Vladimir Putinit.
Pamjet janë shumë të rënda, ku në to shihen ushtarët rusë në Krynky duke qëlluar ushtarët e paarmatosur ukrainas, që goditeshin nga breshëria e plumbave të pushkës automatike.
Në video në fakt shihen ushtarët e vdekur ukrainas që qëndrojnë të shtrirë në një mur – të mbuluar në gjak nga plagët e marra nga të shtënat mbi trupat e tyre.
Rasti shumë shqetësues është raportuar në Kombet e Bashkuara nga komisioneri i Kievit për të drejtat e njeriut Dmytro Lyubinets.
“Duhet të bëhen një bazë provash për gjykatën kundër kriminelëve… Vrasja e të burgosurve të luftës është një shkelje flagrante e Konventës së Gjenevës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës dhe një krim i rëndë ndërkombëtar”, tha Lyubinets.
Sipas Lyubinetsit, raste të tilla për fat të keq nuk janë raste të izoluara dhe janë një praktikë sistematike e forcave pushtuese ruse.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dërgojë sinjal të qartë Rusisë se gjurmët e krimeve të luftës nuk mund të fshihen”, tha për fund Lyubinets.
Për ta shikuar videon klikoni këtu. /Telegrafi/