Artistja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, është tejet e dashur për audiencën e gjerë.
Aq më shumë kur në intervista dhe paraqitje të ndryshme, bukuroshja brune ndan informacione të shumta nga jeta e saj.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka ofruar mundësinë ndjekësve t’i bëjnë ‘pyetje provokuese’.
Një prej fansave të saj iu drejtua Fifit nëse tashmë qasja e meshkujve ndaj saj është më ndryshe, pasi humbi peshë.
“100%, ka edhe prej atyre që dikur më thoshin motër, sot jo më. Tani duan të dalin me mua, të më njohin ndryshe”, është shprehur ajo.
Jeta personale e saj është e komentuar në faqet rozë, ku së fundmi u përfol për një lidhje të saj.
Fifi përndryshe është beqare, teksa puna në projektet e reja muzikore nuk ka të ndalur. “Du&Ich mbetet hiti saj i fundit, në bashkëpunim me DJ Gimi-O dhe Bardhin. /Telegrafi/