Site icon Telegrafi

Pasi Hailey Bieber pësoi sulm në tru në moshën 25-vjeçare, këto janë shenjat që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Hailey Bieber u shtrua në spital para disa javësh dhe fansat mbetën të shokuar kur zbuluan se ishte për shkak të një sulmi në tru në moshën 25-vjeçare.

Një në katër persona që pësojnë një sulm në tru janë më të rinj se 55 vjeç, ndaj është jetike që të njihni shenjat, edhe nëse e konsideroni veten shumë të ri për t’u rrezikuar.

Hailey, tha se ajo pësoi “simptoma të ngjashme me sulmn” përpara se të dërgohej në spital.

Në një deklaratë të postuar në një Story në Instagram, Hailey tha se ishte duke ngrënë mëngjes me bashkëshortin e saj, Justin Bieber të enjten e asaj jave kur u ndje e sëmurë. Mjekët zbuluan se ajo kishte një mpiksje të vogël gjaku, e cila shkaktoi mungesën e oksigjenit.

Lexo po ashtu Hailey Bieber shtrihet me urgjencë në spital pas një mpiksje gjaku në tru

Kjo sugjeron që ajo kishte një sulm ishemike – lloji më i zakonshëm para një sulmje hemorragjike. Megjithatë, Hailey tha se ajo u shërua brenda pak orësh dhe më vonë u kthye në shtëpi, gjë që sugjeron se ajo mund të kishte pasur një sulm të vogël.

Një sulm i vogël, i quajtur zyrtarisht një atak ishemik kalimtar (TIA) është një sulm që shkakton simptoma për një kohë të shkurtër, pasi bllokimi në tru është vetëm i përkohshëm. Hailey e përshkroi incidentin si “një nga momentet më të frikshme që kam kaluar ndonjëherë”, por tha se ishte “shumë mirënjohëse dhe falënderuese” për stafin e spitalit.

NHS thotë se ju keni më shumë gjasa të keni një sulm nëse jeni mbi 55 vjeç. Megjithatë, rreth një në katër sulme në tru ndodhin te të rinjtë nën 25 vjeç.

Sulmet në tru mund të parandalohen duke jetuar një mënyrë jetese të shëndetshme – kjo është lënia e duhanit, heqja e alkoolit, ushtrimet fizike dhe ushqyerja e mirë. Por kjo nuk mund ta largojë plotësisht rrezikun.

Historia familjare, përkatësia etnike dhe historia mjekësore luajnë të gjitha një rol dhe këto nuk janë të ndryshueshme.

Lexo po ashtu Teprica e këtij elementi jetik çon në sulm në zemër dhe tru

Shoqata e sulmit thotë se disa aspekte të jetës së grave mund të rrisin rrezikun e një sulmi, si pilula kontraceptive, shtatzënia dhe migrena:

Shenjat

Mënyra më e lehtë për të kujtuar tre shenjat kryesore të një goditjeje janë me një testim të lehtë.

Është koha për të telefonuar mjekun nëse shihni ndonjë nga këto shenja. Këto janë tre shenjat më të zakonshme të një goditjeje në tru.

Lexo po ashtu Gjumi i pasdites kaq shpesh dhe me këtë kohëzgjatje mund të ulë rrezikun e sulmeve në zemër dhe tru

Por ka edhe shenja të tjera për t’u kujdesur:

Marrja e ndihmës për dikë që ka një goditje në tru është jetike, sepse mund t’i lërë njerëzit me vështirësi afatgjata me të folurin, kujtesën, përqendrimin, ndërgjegjësimin hapësinor dhe më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version