Telegrafi

Pasi forcave ukrainase iu premtuan tanke luftarake, Rusia kërkon sërish negociata me Ukrainën

Russia - Ukraine War

Autoritetet ruse po kërkojnë sërish bisedime me Ukrainën pasi SHBA dhe aleatët e tjerë vendosën për një dërguar tanke luftarake dhe automjete të blinduara për një ofensivë të mundshme ukrainase në pranverë.

Sipas ministrit të Jashtëm Sergey Lavrov, Rusia është e gatshme për vazhdimin e negociatave dhe “dëshiron” që lufta të përfundojë.

“Deklarata se Moska e refuzon dialogun është një gënjeshtër”, tha Lavrov, raporton cnbc.

Lexo po ashtu BE do të trajnojë 15 mijë ushtarë ukrainas

“Negociatat me Ukrainën, raundi i parë dhe i vetëm i së cilës përfundoi pa sukses pranverën e kaluar, janë të mundshme pa parakushte. Qëndrimi ynë është i qartë, i kuptueshëm dhe transparent. Ne jemi gati për negociata. Por nuk shohim se regjimi në Kiev është gati për negociata reale”, tha presidentja e Këshillit të Federatës, Valentina Matviyenko.

Kiev do të marrë të paktën 140 tanke në “valën e parë” të dërgesave të automjeteve të blinduara, për të cilat u ra dakord nga vendet aleate në Ramstein, Gjermani.

Bashkimi Evropian është zotuar të trajnojë edhe 15 mijë ushtarë ukrainas.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/