Site icon Telegrafi

Pasi e ndoqi lojën nga tribunat, Geti dhe Granit Xhaka dolën bashkë

Getoar Selimi në Emirates Stadium (Foto: Instagram/ghettogeasy)

Getoar Selimi i ka bërë vizitë futbollistit shqiptar, Granit Xhaka, në Londër, ku e ka përcjellë ndeshjen e futbollit ndërmjet Arsenalit dhe West Ham Unitedit.

Reperi i famshëm nga Kosova gjatë të shtunës publikoi fotografi dhe video nga stadiumi Emirates, ku Topçinjtë fituan me rezultat 1-0.

Ai kishte shkuar atje për ta mbështetur mesfushorin shqiptar, i cili i mbron ngjyrat e Arsenalit dhe pati një paraqitje të mirë në triumfin e skuadrës së tij.

Ndërsa pas fitores, Ghetto Geasy dhe Granit Xhaka kanë dalë bashkë, ndërsa këtë e kanë dokumentuar edhe te fansat përmes një imazhi të postuar në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Geti në Emirates në mbështetje të Granit Xhakës

Të njëjtën fotografi e ka shpërndarë edhe Xhaka në InstaStory, ndërsa Geti ishte shoqëruar edhe nga Marshall Jungle.

(Foto: InstaStory/granitxhaka)

“Pasi arkëtuam tri pikë të mira, darkë me miqtë”, ka shkruar 27-vjeçari në përshkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Exit mobile version