Timo Werner duket se tashmë e ka siguruar simpatinë e bashkëshortes së Thiago Silvas, pas golit të shënuar ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi gjerman u transferua me shumë bujë në Stamford Bridge, mirëpo e ka pasur shumë të vështirë që të shënojë gola dhe të jetë vendimtar për Blutë.
Megjithatë, ai e shfrytëzoi një top që u ndal në shtyllë, derisa Thibaut Courtois kishte dalë nga porta dhe shënoi kundër Los Blancos.
Belle Silva, bashkëshortja e mbrojtësit brazilian, e kishte kritikuar Wernerin për ndeshjen e parë ndaj Realit duke thënë: “Kjo është karma, njerëz. Secila skuadër ku shkoj, ka një sulmues që vazhdon të huqë gola… ky Werneri, apo si e ka emrin?”.
“Kemi nevojë për një gol që ta fitojmë këtë ndeshje, por sulmuesit e mi nuk duan të shënojnë, nuk e di pse nuk shënojnë”, ishte shprehur ajo.
Chelsea fitoi me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese gjysmëfinale në Stamford Bridge, ndërsa në finale do të luajë kundër Manchester Cityt. /Telegrafi/
Mirëpo, pas golit të shënuar në Londër, kur në fushë së bashku me 25-vjeçarin festoi edhe burri i saj, Belle i ndërroi fjalët.
“Shumë mirë Werner! Për këtë po flas. Ti di të shënosh gola! Je më i miri miku im, të dua!”, ka thënë ajo në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.