Nëntë muaj kanë kaluar që kur stadiumet e Evropës ishin të mbushura me tifozë. Edhe pse tashmë kanë filluar të rikthehen përkrahësit e klubeve në disa liga, ende vazhdon të ndjehet mungesa e tyre.
Cristiano Ronaldo e ka përshkruar si një gjë të tmerrshme që nuk po arrijnë të luajnë para tifozëve, derisa i mungojnë edhe vërshëllimat e tyre.
Pas e fitoi çmimin e lojtarit të shekullit nga Globe Soccer Awards, ylli 35-vjeçar ka folur rreth asaj se si është të luash pa tifozë.
Juventus FC & Portugal national team player 🇵🇹 Cristiano Ronaldo at the 15th 🇦🇪 Dubai International Sports Conference@Cristiano #GlobeSoccer pic.twitter.com/7zi4qUeYLC
— Globe Soccer Awards (@Globe_Soccer) December 27, 2020
“Shpresoj që në vitin 2021 të ketë ndryshim të rregullave dhe të rikthehen tifozët në stadiume, pasi nuk ka pason pa tifozë”, ka thënë portugezi.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë e bëri këtë deklaratë përkrah Robert Lewandowskit, që fitoi çmimin e lojtarit në ceremoninë që u mbajt në Dubai.
Ronaldo ishte lojtari më i mirë i vitit në katër vitet e fundit te Globe Soccer Awards, derisa kjo është hera e pestë me radhë. /Telegrafi/