Site icon Telegrafi

Pasi e caktoi Aubameyangun kapiten, Emery: Xhaka e ka pranuar vendimin tim

Pierre-Emerick Aubameyang (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka konfirmuar se Pierre-Emerick Aubameyang është kapiteni i përhershëm i skuadrës pasi Granit Xhaka është hequr nga ky rol.

Pas problemeve me tifozët dhe reagimit kundrejt tyre në ndeshjen ndaj Crystal Palace, mesfushori shqiptar është në një moment të vështirë te Topçinjtë dhe nuk ka luajtur që atëherë.

Lexo po ashtu Granit Xhaka nuk është më kapiten i Arsenalit

“Kam pasur një takim me të dhe i kam thënë se ai nuk është më grupin e kapitenëve. Ai e ka pranuar vendimin tim. Duhet të vazhdojmë tutje dhe të përqendrohemi në ndeshjen e radhës”

“Duhej ta merrja një vendim dhe e mora, tash është temë e mbyllur”, ka deklaruar Emery, citon The Mirror.

Xhaka ishte caktuar kapiten pas një votimi nga zhveshtorja në periudhën parasezonale dhe lojtarët deshën që ai ta bartte shiritin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version