Site icon Telegrafi

Pasi doli nga xhamia, 82-vjeçarit i vihet flaka në mes të rrugëve të Birmingham – policia britanike arreston një person

Një burrë është arrestuar nga policia britanike, nën dyshimin se sulmoi dhe i vuri zjarrin një burri të moshuar i besimit islam derisa ishte duke u kthyer në shtëpi nga xhamia.

Videoja e incidentit është kapur nga kamerat e sigurisë në qytetin e Birminghamit, dhe është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Në video shihen një i ri duke u grindur me të moshuarin, i cili është 82-vjeç. Disa minuta më vonë, xhaketa e tij përfshihet nga zjarri dhe ai dëgjohet duke bërtitur nga dhimbjet e mëdha.

“Ai foli me viktimën para se ta spërkat me një substancë dhe më pas xhaketës së tij i vihet zjarri – duke i shkaktuar djegie në fytyrë”, thuhet në kumtesën e policisë në Midland.

Viktima është dërguar në spital me lëndime serioze, megjithatë sipas mjekëve ai do t’i mbijetojë më të keqes. /Telegrafi/

Exit mobile version