Telegrafi

Pasi dëgjoi këngët e tij të këndohen nga Luizi në Big Brother VIP Albania, Getoar Selimi reagon duke e quajtur ‘Luiz Baba’

Luiz Ejlli ka kënduar disa prej këngëve të reperit Getoar Selimi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ndërkohë, ky i fundit duket se i ka parë interpretimet e konkurrentit më të përfolur të këtij formati, teksa ka reaguar për herë të parë për to.

Reperi nga Prishtina ka publikuar në InstaStory disa video të Luizit, ku shihet duke kënduar bashkë me Nitën një prej hiteve të tij.

Lexo po ashtu Luizi shpërqendrohet nga banorja e re Kejsi - Kiara bëhet xheloze

“Luiz Baba”, shkroi Selimi në mbishkrimin e një prej postimeve, referuar faktit që shtëpia e tij diskografike dikur quhej ‘Baba Records’.

Foto: Luiz Ejlli/InstaStory

Geti përndryshe së fundmi ka qenë i përfolur në mediat rozë për rregullimin e raporteve me mikun e tij të dikurshëm, reperin tjetër të njohur nga Kosova, MC Kresha.

Përveç dhënies fund të armiqësisë 14 vjeçare, dyshja në fjalë po sjellin së bashku edhe një bashkëpunim muzikor. /Telegrafi/