Të shtunën, argjentinasi arriti një rekord personal sa i përket numrit të fitoreve në ligën elitare spanjolle.
Lionel Messi ka barazuar rekordin që deri më tani e mbante ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas.
Ky i fundit kishte arritur gjatë karrierës së vetë me madrilenët të korr 333 fitore, por sulmuesi i Barcelonës e barazoi pas fitores kundër Espanyolit (2:0).
Casillas e ka përgëzuar lojtarin e blaugranave, megjithëse do të dëshironte që rekordin ta thyente një lojtar i Realit.
“Është shumë e vështirë që një lojtar të arrijë këtë shifër dhe të përmirësoj rezultatin personal. Messi e ka arrit me meritë. Natyrisht, do të doja që rekordi im të arrihej nga një lojtar i Realit, sepse rekordi ka ekzistuar për t’u tejkaluar”, tha Casillas për Marca-n.
Cassillas, 37 vjeç, ka kaluar në vitin 2016 në radhët e skuadrës së Portos, ku do të qëndrojë deri në ditëlindjen e katërdhjetë. /Telegrafi/