Telegrafi

Pasi arriti dy milionë klikime me këngën e re, Noizy: Pa ndihmën e estradës

Noizy Foto: Instagram/noizy

Rep-artisti i njohur, Noizy, ka rezultuar të jetë ndër më të komentuarit në faqet rozë.

Kjo ka ngjarë pas lansimit të këngës “Një herë e mirë”, e cila konsiderohet si ‘diss’ për disa artistë.

Për pothuajse dy ditë, reperi ka arritur dy milionë klikime në platformën YouTube, duke u pëlqyer kështu projekti muzikor.

Foto: Instastory

Por, në një postim në rrjetin social Instagram, Noizy ka ‘thumbuar’ fansat, teksa përmend se nuk mori asnjë mbështetje nga kolegët e tij.

“Dy milion pa ndihmën e estradës.Dashuri për fansat më të flakët në botë”, ka shkruar ai në mbishkrim.

Në gjashtë minuta të projektit, reperi nuk ka adresuar asgjë në mënyrë të drejtpërdrejt, vetëm duke vënë në pah suksesin e tij ndër vite. /Telegrafi/