Site icon Telegrafi

Pasagjerja sjellë në jetë foshnjën derisa ishte në aeroplan, e asistojnë mjekët në aeroportin e Stambollit

Ky është momenti kur pasagjerët që ishin brenda një aeroplani po shikonin me habi, kur mjekët asistuan një grua e cila solli në jetë foshnjën derisa ishte brenda fluturakes.

Pamjet nga aeroplani janë filmuar nga pasagjerët, dhe shfaqin mjekët që bartin foshnjën e porsalindur dhe e nxjerrin drejt aeroportit ndërkombëtar Sabiha Gokcen në Stamboll të Turqisë, transmeton Telegrafi.

Drama ndodhi derisa aeroplani i aviokompanisë Pegasus Airlines, po bënte përgatitjet e fundit për ngritje në ajër dhe një fluturim drejt Marseille të Francës.

Videoja shfaq mjekët që futen në fluturake për ta ndihmuar gruan që po bëhej nënë, dhe pasagjerët që shikonin të habitur me atë që po shihnin.

Një nga pasagjerët shihet duke mbledhur rrobat, dhe lëvizte drejtë hapësirës ku kjo grua po sillte në jetë foshnjën.

Disa minuta më vonë, një mjeke parakalon para pasagjerëve duke mbajtur foshnjën në dorë që e kishte mbuluar me batanije të kaltër. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=pdH_ID-KVAw&ab_channel=kikizad

 

Exit mobile version