Pasagjerët dhe punonjësit e stacionit të trenave në Kiev, kanë ndalur “punën” për një minutë heshtje, për të nderuar ushtarët e rënë gjatë luftimeve me trupat ruse.
Pamjet e këtij momenti janë filmuar me kamerë amatore, ku shihen pasagjerët dhe punonjësit e stacionit duke mbajtur një minutë heshtje në Kiev – për të respektuar të rënët në luftën që e filloi presidenti rus Vladimir Putin.
Një veprim i tillë vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha në fillimi të kësaj jave se 1.300 ushtarë kanë humbur jetën gjatë luftimeve me trupat ruse.
E ushtria ruse ka vazhduar sulmet, në veçanti ato ajrore mbi zonat e banuara – duke mos kursyer madje edhe teatrin e Mariupolit, brenda të cilit strehoheshin gra e fëmijëve. /Telegrafi/
Sombre moment in Kyiv train station as passengers and staff stop for minute silence out of respect for fallen. pic.twitter.com/t5RksO20Mz
— Oliver Carroll (@olliecarroll) March 17, 2022