Site icon Telegrafi

Pas zërave të ndarjes, Dafina Zeqiri zbulon detaje të tjera rreth lidhjes me Kreshnikun

Rreth jetës private të Dafina Zeqirit dhe partnerit të saj, Kreshniku, së fundmi kanë qarkulluar spekulime për një ndarje të mundshme.

Dyshimet u nxitën kur u vërejt se Kreshniku mungonte nga lista e ndjekësve të Dafinës në Instagram, një detaj që shpesh interpretuhet si një shenjë e ndarjes në botën e rrjeteve sociale.

Megjithatë, duket se çifti ka zgjedhur një mënyrë origjinale dhe të drejtpërdrejtë për të shuar këto zëra.

Foto: Screenshot

Dafina Zeqiri i është përgjigjur spekulimeve me humor dhe dashuri, duke ndarë një fotografi në të cilën shihen të dy të lumtur bashkë, me një mbishkrim që hedh poshtë çdo dyshim: “Tu e përpilu listën e dasmës”.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ky postim konfirmoi jo vetëm që çifti është ende së bashku, por edhe se janë në fazat përgatitore të një ngjarjeje mjaft të rëndësishme, martesën e tyre.

Kreshniku ka bërë hapin e madh më parë, duke i propozuar martesë bukuroshes së skenës muzikore shqiptare, dhe Dafina ka pranuar. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
Exit mobile version