Telegrafi

Pas William Saliba, Arsenali përpiqet ta transferojë Dani Ceballos

Dani Ceballos (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Arsenali është duke shpresuar të arrijë marrëveshje për Dani Ceballos, pasi tashmë ka siguruar shërbimet e William Saliba nga Saint-Etienne.

Edhe pse marrëveshja në vlerë prej 27 milionë funtesh (30 milionë euro) akoma nuk është zyrtarizuar,m Topçinjtë kanë mposhtur konkurrencën për nënshkrimin e qendërmbrojtësit francez.

Në ndërkohë, klubi anglez po vazhdon përpjekjet për angazhimin e Ceballos, i cili po ashtu pritet të konfirmohet gjatë javës që vjen.

Dani Ceballos (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Bisedimet ndërmjet Arsnealit dhe Real Madridit janë në rrugën e duhur dhe një takim pritet të zhvillohet në Washington gjatë të mërkurës në kuadër të ‘International Champions Cup’.

Ngjashëm sikur Topçinjtë, edhe Los Blancos ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në orët e para të mëngjesit të të dielës do të luajnë kundër Bayern Munichut në Houston.

Arsenali do ta huazojë 22-vjeçarin dhe krahas çmimit të huazimit, do t’ia paguajë edhe rrogën në vlerë prej tre milionë funtesh (3.34 milionë euro). /Telegrafi/