Site icon Telegrafi

Pas vrasjes së zyrtarit të lartë të Hamasit në Liban, Borrell paralajmëron se e gjithë Lindja e Mesme mund të përfundojë në flakë

Komuniteti ndërkombëtar duhet të imponojë një zgjidhje për konfliktin Izrael-Hamas, pasi të dyja palët nuk janë në gjendje të merren vesh, ka thënë shefi i Politikës së Jashtme të BE-së.

“Besoj se kemi mësuar në këto 30 vjet se zgjidhja duhet të imponohet nga jashtë sepse të dy palët nuk do të mund të arrijnë kurrë një marrëveshje”, tha Josep Borrell në një ngjarje në Lisbonë, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu paralajmëroi se “nëse kjo tragjedi nuk përfundon së shpejti, e gjithë Lindja e Mesme mund të përfundojë në flakë”.

Lexo po ashtu Izraeli fillon negociatat me disa vende për dëbimin e palestinezëve nga Gaza, Kongo tashmë është dakorduar

Negociatat kanë çuar vetëm në armëpushime të përkohshme deri më tani, dhe ekziston frika se konflikti mund të përshkallëzohet pas vrasjes së zyrtarit të lartë të Hamasit, Saleh al Arouri.

Ndryshe në një sulm me dron, izraelitët kanë vrarë një zyrtarë të lartë të Hamasit në Liban, ku ky veprim ka nxitur reagime të ashpra të Hezbollahut por edhe nga Hamasi. /Telegrafi/

Exit mobile version