Telegrafi

Pas vizitës së Zelensky në SHBA, reagon ambasadori rus në Washington: Pasojat do të mund të jenë të paimagjinueshme

Vizita e mbrëmshme e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Washington, nuk kaloi pa reaguar Moska zyrtare.

“Vizita e mbrëmshme e Zelensky në Washington tregon se “SHBA-të e as presidenti ukrainas nuk janë të gatshme për paqe”, tha ambasadori rus në SHBA, Antali Antonov, transmeton Telegrafi.

Komentet e tij vijnë pasi Zelensky mbajti një fjalim të fuqishëm në Kongresin amerikan, ku falënderoi popullin amerikan për mbështetjen në luftën kundër agresionit rus – të cilëve u kërkoi akoma ndihmë.

“Deklaratat pajtuese të administratës së Bidenit për mungesën e synimit për konfrontim me Rusinë janë vetëm fjalë boshe”, tha Antonov në një deklaratë të publikuar nga ambasada ruse në SHBA.

Ai e cilësoi vizitën e Zelenskyt në SHBA si një “udhëtim të stilit të Hollivudit”.

“Ajo që u njoftua në parim dhe u përshëndet me duartrokitje nga syri sarkastik është nevoja e vazhdimit të “luftës proxy” kundër vendit tonë, deri në fitore të plotë”, tha Antonov, i cili komentoi edhe njoftimin e Biden për dërgimin sistemit raketor amerikan të mbrojtjes ajrore Patriot.

“Unë mendoj se të gjithë e kuptojnë shumë mirë se çfarë fati i pret personelin që do të operojë këtë sistem në territorin e Ukrainës”, tha Antonov.

Ambasadori rus në SHBA gjithashtu pretendoi se përfshirja amerikane në konfliktin në Ukrainë mund të çojë në eskalimin e konfliktit.

“Lëvizjet e kundërligjshme të SHBA-së lehtë çojnë drejt eskalimit pasojat e të cilave mund të jenë të paimagjinueshme”, shtoi ai.