Site icon Telegrafi

Pas video-bisedës me Bidenin, kryeministri indian i bëri thirrje Putinit dhe Zelenskyt që të takohen “sy më sy”

Kryeministri indian Narendra Modi thotë se i ka bërë thirrje vazhdimisht presidentëve rus Vladimir Putin dhe ukrainas, Volodymyr Zelensky për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta.

Ai duke realizuar një video bisedë me presidentin amerikan, Joe Biden, Modi thotë se lufta në Ukrainë është “shqetësuese” dhe dënon vrasjen e të pafajshmëve.

“Ne shpresojmë që diskutimet e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës do të çojnë në paqe”, thotë ai.

“Ne kemi theksuar gjithashtu sigurinë e civilëve në Ukrainë dhe furnizimin dhe ndihmën e papenguar humanitare për ta”, pohoi indiani, raporton bbc.

Në fund të marsit, Biden e karakterizoi përgjigjen e Indisë ndaj pushtimit të Ukrainës si “të lëkundshme”. Ajo deri më tani ka refuzuar të dënojë Rusinë në Kombet e Bashkuara dhe nuk ka zbatuar ende sanksione.

Të dielën, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se të dy udhëheqësit do të vazhdojnë “konsultimet e ngushta” mbi luftën në Ukrainë dhe se si të dy vendet mund të zbusin ndikimin në furnizimin global të ushqimit dhe tregjet e mallrave. /Telegrafi/

Exit mobile version