Leonardo DiCaprio është ndarë nga e dashura, Kelly Rohrbach.
Kështu së paku shkruan gazeta prestigjioze britanike, “People”, e cila raporton se ata janë ndarë disa muaj.
“Ata janë shumë të zënë dhe ai ka një film të madh që do të dalë dhe ajo është një prej supermodeleve më të njohura në botë. Nuk ka ndonjë person që është në mes”, ka thënë burimi për gazetën “People”.
Aktori 41-vjeçar dhe modelja 25-vjeçare romancën e tyre e nisën gjatë verës së vitit të kaluar.
Kujtojmë se vitin e kaluar u raportua se aktori amerikan është në lidhje edhe me bukuroshen shqiptare, Afërdita Dreshaj, por të cilat mbeten vetëm në suaza të thashethemeve. /Telegrafi/