Site icon Telegrafi

Pas vetëdorëzimit të Bleron Galanit, Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim

Foto: Arkiv

Pas vetëdorëzimit të djeshëm në Stacionin e Policor në Pejë të Bleron (Ali) Galani, i kërkuar për vjedhje të rëndë, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim.

Në komunikatë thuhet se pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës dhe i dyshuari Vetёdorёzohet në polici.

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 04.12.2020, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar BLERON (Ali) GALANI, i cili kërkohej për veprën penale: “Vjedhje e rёndё”

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, i dyshuari me tё njejtёn datё ёshtё vetёdorёzuar nё Stacionin Policor Pejë. I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Vetëdorëzohet në Polici i kërkuari Bleron Galani

Në komunikatë thuhet se rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të çojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

“Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.  Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version