Telegrafi

Pas vështirësive në jetën profesionale, Pogba gjen lumturinë në ardhjen në jetë të fëmijës së tretë

(Foto: Instagram/paulpogba)

Futbollisti francez, Paul Pogba, ka njoftuar se është bërë baba për herë të tretë, vetëm disa ditë pasi pësoi një tjetër lëndim.

Mesfushori i Juventusit e ka bërë publik gëzimin në rrjetet sociale duke bërë të ditur se ka pritur në jetë fëmijën e tij të tretë.

Në fotografitë e postuar në Instagram shihet gruaja e tij, Maria Zulay, me djalin e porsalindur të lojtarit, ndërsa i ka postuar edhe disa imazhe të tjera të çiftit brenda spitalit.

“Falënderimi i takon Zotit. Një anëtar i ri Pogba ka arritur. Shumë krenar me mbretëreshën time Maria Zulay. Jam shumë i lumtur”, ka shkruar futbollisti në Instagram, ndërsa edhe partnerja e tij ka postuar fotografi me fëmijën.

Pogba është martuar me modelen boliviane nga viti 2019, ndërsa kanë edhe dy fëmijë të tjerë bashkë.

Lexo po ashtu Paul Pogba thyen heshtjen e tij për lëndimin që ka pësuar

Në jetën profesionale, 30-vjeçari ka pasur një sezon të mbushur me lëndime. Ai përjeto gjashtë lëndime duke luajtur vetëm dhjetë herë për Juventusin me minutazh të shkurtë. /Telegrafi/