Telegrafi

Pas vendimit të papritur të David Silvas, Lazio orientohet kah James

James Rodriguez (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Pasi David Silva vendosi të shkonte te Real Sociedadi, Lazio është duke u përgatitur të bëjë ofertë për mesfushorin ofensiv të Real Madridit, James Rodriguez.

Një tjetër opsion për Biancocelestët është kthimi i Felipe Andersonit nga West Ham Unitedi.

Silva kishte arritur marrëveshje verbale me Lazion dhe pritej t’iu nënshtrohej testeve mjekësore në ditët në vijim, mirëpo ai i befasoi duke nënshkruar me Real Sociedadin.

(Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Derisa La Gazzetta dello Sport njofton se Andersonit mund t’i ofrohet kthimi në kryeqytetin italian, Calciomercato.com raporton se Aquile po përgatitin ofertë për futbollistin kolumbian të Realit.

Lexo po ashtu Igli Tare me akuza të rënda për David Silvan: Kam respekt si lojtar, por jo si njeri

Lazio do ta kishte të vështirë ta paguajë rrogën e tij të madhe, mirëpo do të mund ta shpërndajë në disa vite, në mënyrë që të arrijë marrëveshjen. /Telegrafi/