Pas vendimit të presidentit amerikan për ndalimin e importimit të naftës, gazit dhe qymyrit rus, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar përmes një njoftimi, duke falënderuar Shtetet e Bashkuara për këtë vendim.
Madje ai u ka bërë thirrje liderëve tjerë botërorë që të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.
“Falënderoj Shtetet e Bashkuara dhe liderishpin e POTUS-it, duke e goditur në zemër makinerinë luftarake të Putinit me ndalimin e naftës, gazit dhe qymyrit në tregun amerikan. Inkurajoj vendet dhe liderët e tjerë ta ndjekin këtë shembull”, ka shkruar Zelensky.
Edhe Britania e Madhe ka njoftuar se ka filluar shkurtimin e importimit të gazit, naftës dhe qymyrit rus në këtë vend, si kundërpërgjigje për fillimin e pushtimit rus në Ukrainë. /Telegrafi/
Thankful for US and @POTUS personal leadership in striking in the heart of Putin’s war machine and banning oil, gas and coal from US market. Encourage other countries and leaders to follow.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 8, 2022