Liverpool ditë më parë ka sjell përforcimin më të ri Virgil van Dijk.
Ky i fundit u transferua për shumën për 85 milionë euro nga Southampton, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.
Por, me kaq nuk dëshiron të ndalet skuadra angleze e cila ka planifikuar blerjen edhe të një lojtari.
Manuel Akanji, mbrojtës 22-vjeçar i Baselit dhe përfaqësues i të rinjve të Zvicrës, është lojtar i radhës që dëshiron ta transferoj The Reds.
Në Ligën e Kampionëve, ai komandoi mbrojtjen që përfundoi katër ndeshje pa pësuar gol.
Mbrojtësi i ri nigerian është ftuar edhe në ekipin e parë zviceran dhe se do të udhëtojë për kampionatin botëror të vitit 2018.
Theksojmë se Liverpool do të takohet më 13 Janar me kampionin vjeshtor anglez, Manchester Unitedin. /Telegrafi/