Site icon Telegrafi

Pas valës së re të sulmeve ruse në Ukrainë, Polonia ngrit në ajër aeroplanët F-16 për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore

Polonia raportohet se ka ngritur në ajër aeroplanët luftarakë F-16 si dhe një aeroplan tanker për mbushjen e fluturakeve në ajër, është në qiell.

Ky veprim është ndërmarrë pas valës më të fundit të sulmeve ruse mbi territorin e Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Qëllimi i ngritjes së F-16 në ajër është mbrojtja e hapësirës ajrore të Polonisë.

Ndërkaq javën e kaluar një raketë ruse thuhet të jetë future në hapësirën ajrore të Polonisë, duke qëndruar në këtë hapësirë për më shumë se tre minuta.

Megjithatë deri më tani nuk ka shumë detaje lidhur me këtë raketë e cila më pas është larguar nga territori i Polonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version