Udhëheqësi çeçen, i mbështetur nga Kremlini, ka postuar një video në të cilën ai paralajmëron se Polonia mund të jetë “e radhës” pas Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ramzan Kadyrov, i cili është i famshëm për “deklaratat agresive” të tij, ka thënë se Ukraina ishte “një gjë e përfunduar” dhe se “nëse jepet një urdhër pas Ukrainës, ne do t’ju tregojmë (Polonisë) se çfarë mund të ndodhë në gjashtë sekonda”.
Ndryshe, Polonia, e cila kufizohet me Ukrainën, i ka ofruar fqinjit të saj armë dhe ndihma të tjera që kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë më 24 shkurt.
Poland, Ramzan Kadyrov has set his eyes on you
(with subtitles, including all 'dons' for purposes of accuracy) pic.twitter.com/nSOq9BNQjn
— Francis Scarr (@francis_scarr) May 25, 2022
Ajo gjithashtu ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas.
Kadyrov më vonë i kërkoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy që “më në fund të vijë në vete dhe të pranojë kushtet e ofruara nga presidenti ynë (Vladimir Putin)”.
Kadyrov ka përdorur vazhdimisht mediat sociale për t’u mburrur për performancën e pretenduar të luftëtarëve çeçenë kundër trupave ukrainase dhe për të bërë deklarata të tjera të pakonfirmuara në lidhje me luftën në Ukrainë. /Telegrafi/