Reperi i njohur i skenës shqiptare, Trim Ademi i njohur me emrin artistik si Capital T, të premten ka mbajtur një koncert madhështor në sheshin “Nëna Terezë”.
“Time Capsule” u quajt projekti i tij, për të cilin bëri një organizim të nivelit botëror, që njëherësh shënon edhe kulmin e karrierës së tij shumëvjeçare.
Përveç mijëra të pranishmëve në koncertin recital të reperit, në të njëjtën skenë u ngjitën edhe disa artistë të tjerë si: Alban Skenderaj, Majk, dhe Ylli Limani.
Me këtë rast, reperi shqiptar përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social, Instagram, thotë se nuk duhet të hiqni dorë nga ëndrrat e juaja.
“Kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat. Faleminderit të gjithë juve që ishit aty dhe e dëshmuat se shqiptarët kanë potencial të organizojnë diçka të nivelit botëror pa asnjë gabim, jam shumë i lumtur që ne e bëmë këtë gjë dhe uroj që të ketë edhe shumë koncerte tjera nga koleget e mi që shumë prej tyre krijojnë muzikë fantastike. Faleminderit që u bëtë pjesë e kësaj ëndrre”, ka shkruar mes të tjerash reperi.
Ky koncert filloi nga ora 20:00, gjersa përgatitjet për të kishin filluar prej disa muajsh, dhe për realizimin e tij kishte angazhuar një numër të madh njerëzish.
Ky i fundit vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar e më të pëlqyer në estradën shqiptare. /Telegrafi/