Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, ka filluar me publikimin e projekteve “6 copë jetë”.
Gjatë ditës së sotme (e martë), ai ka lansuar këngën e tretë të titulluar “I thashë të dua”.
Edhe ky projekt i tij vjen i finalizuar me videoklip, teksa për tekstin dhe muzikën janë përkujdesur Fisi dhe Doni.
Gjithashtu, Prygo nga (RoyalMusicGroup) e ka bërë miksimin dhe masterizimin e këngës së re të Bleros.
Kjo këngë e kantautorit shqiptar pason pas “6 copë jetë” dhe “Thuaj” në bashkëpunim me këngëtaren Eugena.
Theksojmë se projekti i fundit i Bleros pritet të publikohet më 19 korrik, pikërisht në ditëlindjen e 41-të të këngëtarit. /Telegrafi/