Pas Thiago Silva, Fiorentina thuhet se tani i është afruar edhe Zlatan Ibrahimovicit, i cili mbetet lojtar i lirë kur t’i skadojë kontrata e tij me Milanin.
Klubi Viola është i etur për të përsëritur ndikimin pozitiv të skuadrës dhe tifozëve nga Franck Ribery, duke synuar të sjellin një veteran tjetër me një kosto relativisht të ulët.
Sky Sport Italia tashmë kishte deklaruar këtë javë se Fiorentina i ofroi Thiago Silva një destinacion tjetër të Serie A, pasi kontrata e tij me PSG-në nuk do të rinovohet.
Tani gazeta La Nazione sugjeron se klubi toskan ka kontaktuar gjithashtu me Ibrahimovicin dhe agjentin Mino Raiola për të pyetur për disponueshmërinë e tij.
La Nazione – La Fiorentina dopo Thiago Silva pensa anche a Ibrahimovic https://t.co/J61DgDHALb
— MilanNews.it (@MilanNewsit) June 21, 2020
Kontrata e tij me Milanin skadon në fund të sezonit dhe suedezi pritet të kthehet në atdheun e tij te Hammarby, klub që ai është bashkëpronar.
Sidoqoftë, mundësia për të luajtur me Ribery në fanellën e Violës mund ta intrigonte mirë suedezin dhe gjatë verës mund të ketë lëvizje. /Telegrafi/