Telegrafi

Pas të gjithave që ndodhën, Amber Heard thotë se akoma e do Johnny Deppin, ndërsa ka frikë që ai mund ta paditë sërish

(Foto: WireImage/Vox)

Amber Heard ka frikë se mund të paditet përsëri nga ish-bashkëshorti Johnny Depp, edhe pse ka pranuar se akoma e do atë.

Kjo është treguar në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive të aktores me Savannah Guthrie të NBC News, e para që ka dhënë që nga gjyqi i profilit të lartë për shpifje mes saj dhe hamshorit hollivudian.

36-vjeçarja është pyetur nga nikoqirja nëse – pas gjithçkaje që kishte ndodhur në gjykatë dhe pas të gjitha atyre që ishin thënë – akoma e dashuron atë dhe përgjigja ishte: “Absolutisht”.

“E dua. E kam dashur me gjithë zemër. Dhe kam bërë përpjekjet më të mira që kam mundur që ta bëja të funksiononte një marrëdhënie thellësisht të thyer dhe nuk ia kam dalë”.

Lexo po ashtu Amber Heard thyen heshtjen pas humbjes në gjyq ndaj Johnny Depp - thotë se u gjykua padrejtësisht

“Nuk kam aspak urrejtje apo keqdashje ndaj ti. E di se mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar ose mund të jetë shumë e lehtë që të kuptohet nëse e keni dashur dikë vërtet”, citon CNN fjalët e saj.

(Foto: Fox News)

Gjatë intervistës, Guthrie e ka pyetur aktoren nëse ka shqetësime se Depp mund ta paditë sërish në të ardhmen.

“Kam frikë se çfarëdo që të bëj, pa marrë parasysh se çfarë them apo si e them, çdo hap që bëj do të paraqesë një mundësi tjetër për këtë lloj mbyllje të gojës”, është përgjigjur Heard.

Lexo po ashtu Johnny Depp fiton gjyqin për shpifje kundër Amber Heard

Duke folur për të ardhmen, ylli i “Aquaman” ka thënë se tash mund të fokusohet të jetë nënë me kohë të plotë për vajzën e saj njëvjeçare. /Telegrafi/