Mandatari për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pas takimeve me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se Ballkanit Perëndimor i nevojitet një imazh i ri.
Në margjinat e Forumit Demokratik në Antalia të Turqisë, krerët e shtetit të Kosovës kanë zhvilluar takime me Dritan Abazoviqin – i mandatuar për formimin e Qeverisë së re në Malin e Zi.
Abazoviq, përmes një postimi në Twitter, ku ka postuar fotografi nga takimet me Osmanin dhe Kurtin, ka thënë se “po i forcojmë marrëdhëniet tona fqinjësore bazuar në respekt të ndërsjellë”.
“E kaluara të lihet prapa dhe të krijohet e ardhmja në bazë të vlerave paqësore universale”, ka shkruar Abazoviqi në Twitter, transmeton Telegrafi.
Zapadnom Balkanu potreban novi imidž. 🇪🇺 🇲🇪
Jačamo komšijske odnose zasnovane na međusobnom poštovanju.🤝🏻
Prošlost ostaviti za sobom, budućnost graditi na univerzalnim vrijednostima.
Na @AntalyaDF, razgovarao sam sa predsjednicom i PV 🇽🇰, @VjosaOsmaniPRKS i @albinkurti. pic.twitter.com/ckIdNaddQs
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) March 12, 2022
Edhe kryeministri Kurti ka publikuar fotografi nga disa takime, ndër to edhe me Abazoviqin, duke thënë se ka ndarë me liderë të shumtë qëndrimin se “vetëm një botë demokratike e bashkuar dhe aktive mund ta ndalë Putinin dhe t’i parandalojë despotikët tjerë në të ardhmen”.
Ndërsa, Vjosa Osmani, ka thënë se në takim me Abazoviqin është diskutuar për rëndësinë e fuqizimit të raporteve fqinjësore dhe avancim të bashkëpunimit. /Telegrafi/