Një 42-vjeçar është arrestuar dhe po përballet me akuzat për vrasje, tentativë vrasjeje dhe akte terroriste, pas të shtënave me armë zjarri në qendër të kryeqytetit të Norvegjisë, Oslo.
Dy persona u vranë gjersa numri i të lënduarve ka shkuar në 21 pas të shtënave me armë në një lokal të një lagjeje të frekuentuar të natës.
Të shtënat me armë rreth orës 01:00 të ditës së sotme ngjanë në tre vende duke përfshirë një bar homoseksualësh, raporton bbc.
Të shtënat u realizuan në London Pub, një vend i njohur për komunitetin LGBTI+, dhe pranë klubit të xhazit, Herr Nilsen si dhe një restoranti.
Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere e quajti atë një “sulm të tmerrshëm dhe thellësisht tronditës ndaj njerëzve të pafajshëm”.
Ndërkohë, parada vjetore e Krenarisë në Oslo do të mbahej të shtunën, por është anuluar pas këshillës së policisë.
“Së shpejti do të jemi krenarë dhe të dukshëm përsëri, por sot, ne do të ndajmë festimet tona të Krenarisë nga shtëpia”, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit Oslo Pride. /Telegrafi/
#Breaking Several shots were fired outside the London pub in central Oslo. At least two people have been shot and killed. „I saw a man come to the place with a bag, he picked up a weapon and started firing“ said a witness. #oslo #skyting #massshooting #osloshooting #BreakingNews pic.twitter.com/jXgCfqkxDD
— 247TV (@247TV3) June 25, 2022
https://twitter.com/Niffelheim1983/status/1540576264565694464