Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të mbajë konferencë për media në orën 11:00.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e presidencës.
“Sot (17 tetor 2023), në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mban konferencë për media”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, mëngjesi i 24 shtatorit e gjeti Banjskën e Zveçanit nën sulme të një grupi serbësh prej më shumë se 30 personave të armatosur rëndë, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku si dhe u plagos pjesëtari i policisë, Alban Rashiti.
Ditë më vonë Serbia arrestoi një politikan serb të Kosovës të quajtur Milan Radoiçiq nga partia Lista Serbe, i cili pranoi se kishte marrë pjesë në sulmin në Banjskë. /Telegrafi/