Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se sulmi në Odesa tregon se Rusia është e interesuar vetëm në luftë, dhe se kombet pjesëmarrëse në Samitin e G-20-ës që aktualisht janë takuar në Rio De Janeiro, duhet të ta kenë parasysh këtë.
Sulmi raketor rus ka shkatërruar disa ndërtesa kolektive banimi në jug të qytetit ukrainas, ku si pasojë mbetën të vrarë tetë persona dhe 18 tjerë të plagosur, transmeton Telegrafi.
“Rusia po tregon se për çfarë në të vërtetë është e interesuar: vetëm në luftë. Është një sinjal që mund të dëgjohet në të gjitha pjesët e botës”, shtoi presidenti ukrainas.
Zelensky ka publikuar edhe pamjet e pasojave të këtij sulmi, ku ndërtesat ishin shkatërruar dhe akoma ishin të përfshira nga zjarri.
Në to shihen edhe të plagosurit që po dërgoheshin me urgjencë në spitalet më të afërta për trajtim mjekësor. /Telegrafi/
The only way to truly stop this terror is to eliminate Russia’s ability to launch attacks. And this is absolutely realistic.
Today, Russia struck Odesa with a missile—deliberately targeting a residential area. As a result of this barbaric act, innocent lives were lost, and many… pic.twitter.com/5Isl7F3hxV
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 18, 2024