Site icon Telegrafi

Dërgohet në mbajtje mjeku që sulmoi fizikisht profesoreshën e Fakultetit të Mjekësisë

Gjinekologu Arsim Gashi është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht profesoreshën e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovcisë  brenda ambienteve të zyrës së saj. 

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:05, në Prishtinë.

Lexo po ashtu UP kërkon nga organet e drejtësisë ta trajtojnë me urgjencë rastin e sulmit fizik ndaj profesoreshës Latifi-Pupovci

Siç thuhet në raport, arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim që ka bëtë viktima ndaj djalit të dyshuarit.

Lexo po ashtu Profesoresha Latifi – Pupovci tregon motivet e sulmit ndaj saj nga gjinekologu Arsim Gashi

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shkuat në zyrën e viktimës femër kosovare (profesoreshë në fakultet) dhe e sulmuar fizikisht viktimën. Arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim, që ka bërë viktima ndaj djalit të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/   

 

Exit mobile version