Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia, e cila është përballur me një inkursion të armatosur nga ukrainasit në rajonin e saj kufitar të Kursk për tre ditët e fundit, duhet të “ndiejë pasojat e luftës” që filloi vetë shteti rus.
“Rusia ka sjellë luftë në vendin tonë dhe duhet të ndjejë pasojat e saja”, tha ai, pa përmendur në mënyrë eksplicite inkursionin e trupave ukrainase në Rusi.
Presidenti rus, Vladimir Putin të mërkurën e përshkroi inkursionin si një “provokim të madh”.
Today, I held an extended meeting with our foreign affairs team regarding our interaction with NATO – both with the Alliance as a whole and specifically with our neighboring NATO member countries.
It is evident that together we can add more security and stability to our region… pic.twitter.com/M27X2S019m
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 8, 2024
Zyrtarët ukrainas nuk komentuan qëllimin e operacionit në territorin brenda Rusisë.
Nëse konfirmohet, ky do të ishte ndoshta sulmi më i madh ukrainas që nga fillimi i luftës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Kufiri i rajonit të Kurskut me Ukrainën është 245 kilometra i gjatë, gjë që i lejon grupet e sabotazhit të ndërmarrin inkursione të shpejta dhe të kapin një pjesë të terrenit përpara se Rusia të vendosë shpejt përforcimet e saj. /Telegrafi/