Presidenti rus Vladimir Putin ka komentuar ngjarjet e fundit përgjatë vijës kufitare Rusi-Ukrainë, ku ukrainasit me mjete të rënda dhe dronë kanë sulmuar rusët.
Ai i cilësoi këto veprimet si “provokime” në rajonin e Kurskut dhe theksoi se do të zhvillojë një takim me forcat e sigurisë, për të diskutuar zhvillimet më të fundit në atë rajon rus, transmeton Telegrafi.
Putin u ankua – duke thënë se ukrainasit po përdorin armë të ndryshme përfshirë edhe raketa.
“Do të zhvilojë një takim me agjencitë e sigurisë, ministrinë e Mbrojtjes, shtabin e përgjithshëm FSB – departamentin përgjegjës për sigurinë e kontrollit kufitar – do të informohem më mirë për ngjarjet më të fundit që po ndodhin në rajonin e Kurskut”, tha Putin.
Ukrainasit gjatë orëve të para se pasditës së marte, ia mësyn pozicioneve ruse në rajonin Kursk duke arritur të shkatërrojnë makineri të ndryshme luftarake.
Ndërkaq sot kanë njoftuar se kanë shkatërruar dy tanke dhe kanë rrëzuar një helikopter ushtarak – të cilin e përplasën në tokë duke e goditur me një dron. /Telegrafi/