Site icon Telegrafi

Pas sulmeve me dron në Moskë, Zelensky: Lufta po zhvendoset në Rusi

Lufta po shkon gradualisht “në territorin e Rusisë, në qendrat e saj kulturore dhe bazat ushtarake, dhe ky është një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë”, tha Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukraianas deklaroi gjithashtu se “Ukraina po bëhet gjithnjë e më e fortë”.

Lexo po ashtu Pamje të reja pas sulmit me dronë në Moskë

Rusia njoftoi të dielën në mëngjes se kishte zmbrapsur dy sulme të veçanta ukrainase me dron gjatë natës.

Qëllimi i njërit prej tyre ishte gadishulli i aneksuar i Krimesë dhe tjetri Moska.

Në kryeqytetin rus, aeroporti ndërkombëtar i të cilit u mbyll për pak kohë, dy kulla në zonën kryesore të biznesit të qytetit u dëmtuan lehtë.

Lexo po ashtu Si u turpërua disa herë Putini, sulme me dronë kishte pasur edhe më herët në Moskë

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se tre dronë morën pjesë në sulmin ndaj Moskës, njëri prej të cilëve u rrëzua dhe dy të tjerët u “neutralizuan nga lufta elektronike”. /Telegrafi/

Exit mobile version